Deliu kritikon Qeverinë Kurti, thotë se ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar

30 tetor 2021 | 14:09

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Ajo ka thënë se kjo qeveri, jo vetëm ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike.

Deliu përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se nuk mund të pritet ndryshe nga një qeveri që fajëson qytetarët për varfërimin e mirëqenies së tyre, siç është rasti më i freskët me ngritjen e çmimeve të produkteve elementare.

Postimi i plotë i saj:

Suksesi i një qeverie matet me përmirësimin e kualitetit të jetës. Standardi i krijuar jetësor mbetet gjykuesi i vetëm i punës së një qeverie. Kur mirëqenia qytetare pëson përkeqësim, të gjtha argumentimet tjera mbesin ‘llafe, llafe…’.
Sot qytetarët janë më të varfër, ndërsa premtimet profetike të qeveritarëve po tingëllojnë secilën herë më qesharake. Kjo Qeveri, jo vetëm ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike. Por, nuk mund të pritet ndryshe nga një Qeveri që fajëson qytetarët për varfërimin e mirëqenies së tyre, siç është rasti më i freskët me ngritjen e çmimeve të produkteve elementare.
Si thotë një autor turk: Qeveritë e kqija gjithmonë gënjejnë, sepse të tregosh të vërtetën kërkon nderë dhe guxim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin…