Deliu: Më 14 shkurt Drenica do t’i bëjë krenarë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

11 shkurt 2021 | 13:17

Kandidatja për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se më 14 shkurt Drenica do t’i prijë karvanit të fitores së PDK-së.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Do t’i bëj krenarë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Në Skenderaj morëm këtë zotim: Drenica do t’i prijë karvanit të fitores së PDK-së më 14 shkurt. Do t’i bëj krenarë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Drenica do ta vulosë Rimëkëmbjen e Kosovës”, ka shkruar Blerta Deliu.

Blerta Deliu në listën e PDK-së mban numrin 9.

May be an image of 10 people, including Blerta Deliu, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e enjte) do të zhvillohet ndeshja finale në Kupën…