Deliu: Një kryeministër që urdhëron ministrat të ngrihen në këmbë, nuk ka si ta kuptojë konceptin e llogaridhënies

01 korrik 2021 | 10:48

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facbook” ka shkruar se “një kryeministër që urdhëron ministrat të ngrihen në këmbë saherë hyn e del duke besuar se prania e tij është dhuratë prandaj duhet falënderuar, nuk ka si ta kuptojë konceptin e llogaridhënies”.

Deliu ka theksuar se raportimin për qeverisjen para mediave/publikut, Kurti e kupton si shprehje të gjenerozitetit nga ana e tij dhe jo si obligim demokratik.

“Prandaj ua tërheqë vërejtjen gazetarëve se po nuk qenë të dëgjueshëm mund të mos vijë hiq në konferenca për media, thjesht i diciplinon me polici. Në konferenca për media, kryeministri shfaqet për t’iu përgjigjur interesimit të gazetarëve dhe jo anasjelltas! Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar deputetja Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinas – Një sasi prej 15 mijë eurosh, janë sekuestruar…