Deliu pas deklaratave të Escobarit: Fati dhe e ardhmja e Kosovës po lidhet me Bangladeshin
12 mars 2024
| 21:00
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka reaguar pas deklaratave të emisarit amerikan Gabriel Escobar , i cili tha se po kanë problem në komunikim me kryeministrin Kurti.
Deliu duke kritikuar Qeverinë Kurti tha se mospërfillja e saj ndaj ShBA-së dhe BE-së “po bën që fati dhe e ardhmja e Kosovës të lidhet me Bangladeshin”.
Postimi i tij i plotë:
Mospërfillja e Qeverisë ndaj SHBA-së, BE-së, madje edhe Shqipërisë, fatkeqësisht, po bën që fati dhe e ardhmja e Kosovës të lidhet me Bangladeshin, duke vulosur kështu një regres të dhimbshëm në marrëdhëniet diplomatike dhe perspektivën socio-ekonomike të vendit tonë. Për gjynah ?