Deliu pas rrëzimit të Ligjit për Byronë: Qeveri kundërkushtetuese dhe joprofesionale
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas rrëzimit të Ligjit për byronë e konfiskimi të pasurisë së pajustifikueshme nga Gjykata Kushtetuese.
Deliu-Kodra ka thënë se qeveria Kurti, jo vetëm që është kundërkushtetuese, por edhe joprofesionale.
“Qeveria kundërkushtetuese! Gjykata Kushtetuese, pasi ka gjetur shumë probleme në të, ka rrëzuar një tjetër ligj të kësaj qeverie. Kësaj radhe, ka rrëzuar ligjin për themelimin e Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë. Tri vite e gjysmë zhurmë të Ministrisë së Drejtësisë, fatkeqësisht, të barabarta me zero. Ky ligj ka qenë i një rëndësie të veçantë, por, meqë i trajtuar gabimisht që nga fillimi, edhe është anuluar. Joprofesionalizëm i skajshëm – qeverisje skandaloze!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
.