Deliu, pasi nuk u formua komisioni hetimor për rrymën: Çka ka për t’u fshehur?
19 prill 2022
| 12:35
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas moskrijimit të komisionit hetimor për shpenzimet e buxhetit në energji elektrike.
Ajo ka thënë se është i papranueshëm pengimi i konstituimit të Komisionit Hetimor për keqpërdorimet e energjisë elektrike nga mazhoranca.
Deputetja Deliu përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se mazhoranca duke u thirrur në çështje teknike nuk po lejon që të hidhet dritë mbi keqpërdorimet e shumta që janë bërë me rastin e blerjes së energjisë elektrike.
“Çka ka këtu për tu fshehur?! Pse po ju pengon hetimi?!”, ka shkruar Deliu.