Deliu për Kurtin: Kur ai s’e ngon Amerikën, çka me fol na tjerët
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti, pasi Bashkimi Evropian mori disa masa ndëshkuese ekonomike dhe politike ndaj Kosovës.
Sipas saj, Kosova po mbetet e vetme dhe e izoluar pasi po i humbet partnerët e saj kryesorë. Duke treguar një ngjarje se si shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po e luste kryeministrin Kurti që mos të jetë “kryeneç” në Kuvendin e Kosovës, Deliu u shpreh se shefi i qeverisë kur nuk e dëgjon ShBA-në, “çka me fol na tjerët”.
“Një herë e ka duelin me dikë tjetër LVV-ja, me do tjerët, neve spo na llogarisin, Amerikën dhe BE-në. Paj po duket ashtu. ai po thotë, po e përmendi një rast shumë të vërtetë, miku im Besnik Tahiri, një ditë në parlament i bëri lutje kryeministrit Kurti mos të jetë kryeneç, me u marrë vesh për shkak të Kosovës”, tha ajo mbrëmë në emisionin Oxygen.
“Një mike e imja që shkruan shumë mirë (Kimete Berisha) e pati një shkrim fantastik, tha ‘më pëlqeu Besnik Tahiri mënyrën qysh i bojke lutje, po ky s’po ta llogariste Amerikën, e po ta ngon Besnikun’. Besniku djal i mirë shumë, por kur ai s’e ngon Amerikën, cka me fol na tjerët”, shtoi ligjvënësja opozitare.