Deliu për Qeverinë Kurti: Raportet me ShBA-në asnjëherë s’kanë qenë më të tensionuara
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se subjekti që ajo përfaqëson asnjëherë nuk ka rrezikuar raportet me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo në “Info Magazine”, ajo ka hedhur akuza ndaj Qeverisë në krye me Albin Kurtin, se ka tensionuar skajshmërisht marrëdhëniet me ShBA-të.
“Unë prapë e them që asnjëherë raportohet tona me një aleat strategjik s’kanë qenë më të rënduara se sa në 50 ditshin e kësaj qeverie”.
“Tallje, etikimet se: ‘Shtëpia e Bardhë qenka e verdhë apo e kuqe’, propaganda e thirrjet e Albin Kurtit se ‘Qeveria amerikane ka prishur Qeverinë’, shumë e shumë të tjera thënie – na sjell në përfundim se ka pasur përshkallëzim të raportit me aleatin kryesor”.
“Asnjëherë këto raporte me ShBA-të nuk kanë qenë në një fazë më të tensionuar sesa në këto ditë të qeverisjes”, ka deklaruar deputetja Deliu.