Deliu për vizat: Edhe pak metra deri në finish
14 dhjetor 2022
| 21:02
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës marrëveshjen e Parlamentit dhe Këshillit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovë.
Në fund, ajo është shprehur se jemi shumë afër liberalizimit të vizave.
“Marrëveshja e sotme mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është një hap i rëndësishëm përpara. Kënaqësi të shohësh që përpjekjet shumëvjeçare po marrin më në fund drejtim në BE. Edhe pak metra deri në finish! #VisaFree”, ka shkruar Deliu.