Deliu, pushtetit: Kush i vodhi mostrat e Astrit Deharit?
09 prill 2024
| 14:58
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka shtruar disa pyetje për pushtetin, të cilin e ka quajtur mashtrues dhe që i frikësohet të vërtetës
Deliu ka pyetur për vjedhjen e mostrave të Astrit Deharit e për të cilat ka thënë se po pret përgjigje.
“Pyetje për pushtetin mashtrues që i frikësohet të vërtetës: Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave? Po presim përgjigje!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.