Deliu: Shumë të rinj po i bashkohen Dekadës së Re

28 tetor 2018 | 13:47

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deputetja, Blerta Deliu, ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Deliu ka shkruar se shumë të rinj kanë shprehur vullnetin të na bashkohen në Dekadën e Re.

“Gratë, vajzat, të rinjtë e të rejat, bashkë me të gjitha gjeneratat duhet të bëhen pjesë e zgjedhjeve të brendshme, për të punuar për Dekadën e Re, për familjen kosovare, për sfidat e saj dhe për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht”, ka shkruar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Postimi i plotë i saj:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor anë e kënd Kosovës. Zgjedhjet do të mbahen në 1 200 nëndegë në nivel vendi.
Të rinjtë e sidomos gratë dhe vajzat, kanë një fuqi të jashtëzakonshme kur bëhen bashkë.
Shumë prej tyre kanë shprehur vullnetin të na bashkohen në Dekadën e Re.
Gratë, vajzat, të rinjtë e të rejat, bashkë me të gjitha gjeneratat duhet të bëhen pjesë e zgjedhjeve të brendshme, për të punuar për Dekadën e Re, për familjen kosovare, për sfidat e saj dhe për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2333953696675998&set=a.149136318491091&type=3&eid=ARCMRq7GLWSr6uv1tFKP2_By9OTU1Ug9RErvbmj5FPwikImUdxC70Lc9cEzpLgi1F5-UvdlTVCU7v9n_

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me…