Deliu: Tema e të pagjeturve duhet të jetë temë kryesore në Bruksel

27 prill 2018 | 13:20

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu në seancën e jashtëzakonshme për të pagjeturit në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për gjetjen e personave të zhdukur edhe pse BE-ja i ka kërkuar këtë gjë.

“BE-ja ka kërkuar bashkëpunim më të madh nga të dyja palët për të siguruar informata të reja për të zhdukurit. Serbia ka heshtur vazhdimisht. Nuk kemi pasur asnjë argument të vetëm se ata po punojnë në këtë drejtim. Apeloj që BE-ja të vazhdojë trysninë ndaj Beogradit, gjithashtu edhe komuniteti ndërkombëtar si dhe që tema e të pagjeturve të jetë njëra ndër pikat kryesore të diskutimeve në Bruksel”, ka thënë Deliu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e jashtëzakonshme…