Deliu: Thirrjet e qeverisë për t’u vaksinuar qytetarët, joserioze

07 shtator 2021 | 13:28

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se thirrjet e përfaqësuesve të qeverisë për t’u vaksinuar qytetarët duken krejt të zbehta dhe joserioze.

“Sikur Qeveria Kurti të ishte angazhuar seriozisht që në fillim të përballjes me pandeminë për të inkurajuar procesin e vaksinimit, situata do të ishte komplet tjetër dhe shifrat padyshim nuk do të ishin këto që janë sot. Ky abstenim i qeverisë në përballjen me pandeminë, në kohën kur shifrat ditore të atyre që humbin betejën me virusin arrijnë deri në tridhjetë, është shndërruar në normalitet”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Deliu.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se në këtë gjendje emergjente kur shifrat janë alarmante, shumica parlamentare injoron thirrjet e opozitës për të formuar një front të përbashkët për t’u përballur me pandeminë dhe për t’iu kthyer sa më parë angazhimit në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doza e katërt e vaksinës Covid në Izrael është afër.…