Deliu: Vizita e Von Cramon në Dhomat e Specializuara, ndërhyrje në drejtësi

23 korrik 2020 | 12:34

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar rreth vizitës në Dhomat e Specializuara në Hage nga raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në seancë e sotme parlamentare, Deliu ka thënë se kjo vizitë e eurodeputetes është ndërhyrje në këtë institucion.

“Kjo nuk do të duhet t’i takojë asnjë zyrtari që është i ngarkuar me përgjegjësi politike. Veprimet e tilla bien ndesh me frazën e njohur të përsëritur nga BE-ja që drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika. Ne e dimë mirëfilli se vizitat në organet e drejtësisë”, ka thënë Deliu.

Ajo ka vlerësuar se deklarimet e politikanëve për punën e Speciales, dëmtojnë besueshmërinë e këtij institucioni. “E dimë mirëfilli se vizitat në organet e drejtësisë dhe deklarimet politike rreth proceseve të tyre dëmtojnë esencialisht besueshmërinë ndaj këtyre proceseve dhe fare lehte mund të perceptohen si ndërhyrje të qëllimshme politike për favore të caktuara politike, të cilat raportuesja Cramon i ka të shfaqura hapur dhe pa pardon”, ka thënë ajo.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Twitter” ka treguar se hakerët kanë parë mesazhe direkte private…