Demaçi në nëntor të ‘92-s kishte marrë shtetësinë shqiptare. Ja dokumenti
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka pritur në një takim regjisorin e njohur shqiptar Kujtim Çashkun.
Ukshini ka bërë të ditur se është surpizuar nga regjisori Çashku i cili i ka dorëzuar edhe një dokument, dekretin Nr. 361 të Presidencës së Shqipërisë, i datës 23 nëntor 1992, i cili konfirmon se Adem Demaçit, më datë 23 nëntor 1992, i ishte dhënë shtetësia shqiptare.
Postimi i plotë i Ukshinit:
Kisha kënaqësinë që sot, së bashku me diplomatët e Ambasadës, Bashkim Shillova dhe Arben Loshi, të takoja regjisorin e njohur shqiptar Kujtim Çashku, rektor i Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”.
Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” prej 15 vjetësh vazhdon të jetë ndër shkollat, e cila për gjithë procesin mësimor që zhvillon, është e njohur jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë kufijve shqiptarë. Çashku na njohu mbi gjithë punën që është bërë në këtë vit që nga viti 2004, kur ky institucion shënon themelimin e tij.
Ai ka realizuar shumë vepra filmike dhe dokumentarë për Kosovën. Me regjisorin Çashku u pajtuam të shfaqim edhe një dokumentar për Kosovën në 20 -vjetorin e intervenimit ushtarak në NATO-s në mars 1999.
Në këtë takim ai më kishte përgatitur edhe një suprizë, më dorëzoi edhe një dokument, dekretin Nr. 361 të Presidencës së Shqipërisë, i datës 23 nëntor 1992, i cili konfirmon se Adem Demaçit, më datë 23 nëntor 1992, i ishte dhënë shtetësia shqiptare. Dokumenti është firmosur nga shefi i Kabinetit, Edmond Seferi.