Demaj e Hajdari me ndeshje të mirë, por humbin për një gol
08 shtator 2022
| 14:54
Kapitenia e Përfaqësues së Kosovës, Leonora Demaj ka zhvilluar ndeshje të madhe të mërkurën në elitën e Danimarkës.
Demaj i kishte plot tetë gola për Ringkobingun, që megjithatë u mposht nga Horsensi me një gol dallim, 30:29. Horsensi kishte një gol epërsi edhe pas pjesës së parë, 15:14. Demaj tetë golat i shënoi nga 11 tentime. Ajo e kishte edhe një asistim. Marigona Hajdari po ashtu u shfaq mirë.
Ajo shënoi dy gola nga tri tentime, ndërsa i kishte edhe tri asistime. Hajdari – Demaj priten të jenë një dyshe shumë e rëndësishme e Kombëtares sonë për ndeshjet ndaj Ishujve Faroe. Leonora Demaj është shpallur lojtarja më e mirë e ndeshjes së kampionatit të Danimarkës.