Demaj operohet me sukses
01 maj 2020
| 16:24
Kapitenja e Kosovës, Leonora Demaj është operuar të mërkurën. Ajo ka bërë të ditur se operimi ishte i suksesshëm dhe se tashmë ka nisur fazën e rikuperimit.
“Çdo gjë ka shkuar mirë. Tani fillon faza e rikuperimit dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë kapitenja e Kosovës.
Pritet që ajo të kthehet në lojë pas 9 deri në 12 muaj. Në mars, Leonora kishte pësuar lëndim të ligamenteve të gjurit të djathtë. Ajo ka premtuar kthim edhe më të fuqishëm te Kosova.
Federata e Hendbollit të Kosovës i dëshiron shërim të shpejtë kapitenes Demaj.