Demaj u bashkohet motrave Hajdari në elitën daneze

22 prill 2021 | 13:00

Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj, do të luaj në edicionin e ardhshëm në elitën daneze. Ajo ka firmosur për dy vite me skuadrën Ringkobing, që është promovuar në elitë. Te Ringkobingu janë motrat Marigona e Arlinda Hajdari, po ashtu reprezentuese të rëndësishme të Kosovës.

Demaj është larguar nga skuadra Vendsyssel, që do të luaj në kategorinë e dytë daneze. Më herët Demaj ka luajtur për Sonderjysken dhe Nykobingun.

Ajo ka lënduar ligamentet më 8 mars të vitit të kaluar dhe ende është në fazë rikuperimi. Por në verë pritet t’u kthehet stërvitjeve të plota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për media. Kjo…