Demaku me bashkëluftëtarë përkujtojnë heroin Afrim Kiçina

25 shtator 2024 | 13:58

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-luftetari i lirisë, Fadil Demaku, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Afrim Kiçina.

Demaku ka thënë se Kiçina ka rënë në fushën e nderit më 25 shtator të vitit 1998 në një përballje nga afërsia me forcat e Serbisë.

“Sot me ish-bashkëluftëtarë bëmë homazhe tek vendi i rënies së heroit Afrim Kiçina në Abri të Epërme. Afrimi ishte pjesëtarë i Brigadës 111 Adem Jashari, i cili ra heroikisht më 25 shtator 1998 mes fshatrave Abri dhe Likoc në një përballje nga afërsia në luftime me forcat serbe.  Lavdi!”, ka shkruar Demaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stadiumi i Qytetit, Shtëpia e Përshpirtshme dhe Palestra Sportive, janë…