Demaliaj: 100-ditëshi i Kurtit s’ndodhi dhe duket se s’do të ndodhë kurrë

09 tetor 2020 | 15:53

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj, në seancën ku po raportohet për 100-ditëshin e Qeverisë Hoti, ka thumbuar ish-kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, Demaliaj, ka thënë se 100-ditëshi i Kurtit nuk ka ndodhur dhe sipas tij duket se nuk do të ndodhë kurrë.

“100-ditëshi i Kurtit nuk ndodhi dhe duket se nuk do të ndodhë kurrë”, tha Demaliaj.

Sipas deputetit të AAK-së, Qeveria Kurti i ka sjellë vetëm dëme Kosovës dhe se këto dëme janë rikuperuar nga Qeveria Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pësoi humbje nga Maqedonia (2-1),…