Demaliaj: Burrërisht do ta mbështes Ramushin
Ish-luftëtari i UÇK-së e ish-deputeti, Shkumbin Demaliaj, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, iu ka përgjigjur interesimit të mbështetësve të vet rreth moskandidimit të tij për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025, në kuadër të AAK-së.
Demaliaj edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje megjithatë ka bërë të ditur se në keto zgjedhje do ta mbështesë Ramush Haradinajn deri me 9 shkurt e më pas, sipas Demaliajt ai ka qëllime dhe objektiva të tjera. Ish deputeti Demaliaj i ka bërë thirrje gjithë mbështetësve të tij që ta mbështesin Ramush Haradinajn dhe listën zgjedhore të AAK-së.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur vet Demaliaj në facebook ku edhe ua ka bërë tag disa prej kandidatëve për deputet të listës së Deçanit, ndër ta: Rasim Selmanajt, Ramush Ahmetajt, Time Kadrijaj, Lok Komoni, Arbër Tolaj dhe Arif Ahmetxhekaj.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë nga gjithandej Kosovës.
Faleminderit për interesimin tuaj për mua lidhur me zgjedhjet parlamentare të 09. 02.2025.
Ju njoftoj se unë nuk jam në asnji listë kandidat për deputet në këto zgjedhje dhe se, unë ashtu siq kam deklaruar publikisht për zgjedhjet qendrore do ta mbështes, RAMUSH HARADINAJ’N dhe kërkoj edhe nga të gjithë përkrahësit e mij që ta bëjnë një gjë të tillë.!!
Burrërisht me Ramushin deri me 09 shkurt.
Pastaj kemi objektivat tjera.!!
Respekt.!!