Demaliaj lirohet nga arresti shtëpiak

28 tetor 2018 | 09:31

Është liruar nga arresti shtëpiak deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i cili ishte arrestuar për deklaratat e tij publike ndaj ish-prokurorit special Elez Blakaj i cili kishte hetuar veteranët.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar mbrojtësi i Shkumbin Demalijajt, avokati Arianit Koci

“Është liruar dhe tashmë nuk e ka asnjë masë ndaj tij”, ka thënë Koci.

Demaliaj ishte arrestuar në fund të muajit shtator dhe gjykata e Apelit ka vendosur që deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demalijajn ta lë në arrest shtëpiak, duke rrezuar kështu vendimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila kishte vendosur që ndaj Demalijajt të caktoj masën e paraburgimit për një muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë…