Demaliaj, me foton e Luanit të ri, përshëndet nismën e Qeverisë për bërjen e ushtrisë

13 shtator 2018 | 16:15

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kjo pako përfshin Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë sot se si Qeveri e Kosovës presin që edhe Kuvendi i Kosovës t’i japë dritën jeshile.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, e ka komentuar ketë vendim të qeverisë me një fotografi të pjesëtarit të FSK-së, Luan Haradinaj, i cili është djali i heroit të kombit Shkëlzen Haradinaj.

“Me këtë foto të Luan Haradinaj (Junior) përshëndesim nismën e Qeverisë për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës..!!”, ka shkruar Demaliaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Shkumbin Demaliaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u rrit me 162…