Demaliaj: Njerëzit po largohen, por në mënyrë legale
11 prill 2019
| 22:00
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, në emisionin Pressing, ka thënë se ka largime të qytetarëve, por kjo nuk po ndodhë ilegalisht.
Demaliaj ka komentuar largimet e shumta që po ndodhin së fundmi, për çka edhe u mbajt sot seancë e jashtë zakonshme.
“Po ka largime, por nuk po ikin. Ata po shkojnë legalisht”, ka thënë Demaliaj. Sipas tij, më herët ka pasur eksode dhe qytetarët kishin marrë rrugë ilegalisht, ndërsa tani ata po marrin viza.