Demaliaj: Për vendimet e mëdha duhet të bëhemi bashkë, ta votojmë demarkacionin
21 shkurt 2018
| 22:00
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se tashmë po përmbyllet çështja e Demarkacionit.
Ai ka thënë se Preambula e Projektligjit që nesër vjen në Kuvend është deklarata e dy presidentëve, prandaj sipas tij, duhet të votohet.
“AAK ka qenë kundër raportit Meha, ai komision është shkarkuar. Preambula e Projektligjit që nesër vjen në Kuvend është deklarata e dy presidentëve. Për vendimet e mëdha duhet të bëhemi bashkë”, ka thënë ai.