Demaliaj: Taksa ndaj Serbisë të shndërrohet në ligj dhe të mbetet e përhershme
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar që vendimi i Qeverisë për taksen 100% ndaj produkteve të Serbisë të shndërrohet në ligj.
Demaliaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se vendimi duhet të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm.
“Vendimi i Qeverisë për Taksën 100 % ndaj Mallërave të Serbisë duhet të shëndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm..!! P.S.
Këtë gjë e ka bërë dhe Izraeli ndaj mallërave Gjermane për shkak të veprimeve Naziste të luftës së dytë botërore.!! Jo taksë por asnji produkt nga Gjermania nuk hynë në Izrael..!!”, ka shkruar Demaliaj.