Demantohet Rahimaj i LV-së, tri komunat në veri janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës

20 mars 2024 | 13:52

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar lidhur me çështjen e anëtarësimit të tri komunave veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në këtë asociacion.

AKK-ja ka rishpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook” një deklaratë të ish-kryetarit të Leposaviqit, Nenad Radosavleviq, njëherit edhe ish-nënkryetar i AKK-së,  cili kishte thënë se këto komuna janë anëtare të AKK-së.

“Një ditë pasi kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zubin Potokut votuan për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, e njëjta gjë është bërë edhe në Zveçan. Asociacioni i Komunave në Kosovë është formuar në vitin 2001 dhe në të janë anëtarë të gjitha komunat e veriut të Kosovës. Unë si kryetar i komunës së Leposaviqit kam qenë nënkryetar i asaj shoqate, ndërsa kryetar ka qenë Lutfi Haziri, atëherë kryetar i komunës së Gjilanit”, kishte deklaruar Radosaveloviq.

Ndryshe, dje, kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se ka shtatë muaj që Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) nuk e ka trajtuar kërkesën e komunave në veri të vendit për anëtarësim.

Por, në një përgjigje për portalin “Dukagjini”, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, kishte thënë se ky reagim i Rahimajt vjen në “mungesë të informatave” pasi, sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur tërheqje të komunave veriore nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Nuk kemi mundur të shqyrtojmë, të ripranojmë, ato nuk kanë bërë tërheqje zyrtare. Në shtator kanë bërë vendime, në nëntor na kanë ardhur vendimet e tyre. Nëse nuk janë tërheqë nga Asociacioni zyrtarisht me vendime të Kuvendit Komunal, nuk mundemi m’i pranuar, ato janë të pranuar. I kemi involvuar, edhe sot kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në takim, janë të ftuar, gjithashtu e kanë konfirmuar se do të vinë në një vizitë që e kemi javën e ardhshme. Nuk mundemi të shqyrtojmë diçka që ata janë veç të pranuar. Është ngritë kjo çështje në mungesë të informatave”, ka thënë Ibrahimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luan Ajeti B.I me emër tregtar N.T. “Prima Trade” nga…