Demantohet Rektori Dema, i cili tha se nuk është takuar asnjëherë me ministrin Bytyqi (Foto)
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka mbajtur sot në një konferencë për media.
Ndër të tjera në këtë konferencë ai ka deklaruar se asnjëherë nuk është takuar me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi prej kur ky i fundit mori drejtimin e MASHT-it.
“Meqenëse me ministrin Bytyqi nuk jemi takuar asnjëherë aty flet për dinamizmin, menaxhmeti kërkon të jetë më dinamik, të merren masa ndaj menaxhmentit, ndaj mungesës së dinamizmit”, ka thënë Dema.
Por, kjo deklaratë e rektorit po del të jetë e pavërtete.
Janë disa takime të cilat janë zhvilluar mes Bytyqi dhe Arsimit. Madje, takimet e tyre janë pasqyruar edhe në media.
Nuk dihet cili ka qenë motivi i deklaratës se rektorit, Dema.
Në anën tjetër, ministri Bytyqi ka qenë shumë aktiv prej si është emëruar ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.