Demarkacioni dhe bashkëpunimi me Kishën Ortodokse Serbe, Haradinaj ia mbyll derën Abazoviqit

15 prill 2023 | 13:11

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nuk do të mund të takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. E kjo, do të ndodh pasi Haradinaj ka refuzuar takimin me kryeministrin shqiptar, shkruan Sinjali.

Abazoviq, gjatë qëndrimit të tij tre ditor në Kosovë, përveç kryeministrit Albin Kurti, ai është takuar edhe me kryetarët e partive të tjera opozitare të Kuvendit të Kosovës.

Derisa PDK dhe LDK ia hapën dyert për ta mirëpritur kryeministrin e Malit të Zi, dyert e AAK-së do të jenë të mbyllura për Abazoviqin.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burimet brenda AAK-së se Haradinaj ka refuzuar takimin me Abazoviqin.

Çështja e demarkacionit dhe nënshkrimi i marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, janë arsyet që kanë shtyrë Haradinajn ta refuzojë ftesën për takim.

“Kanë kerkuar takim zyrtar të kabinetit të tij, por Haradinaj ka refuzuar pikërisht për shkak të qëndrimeve të tij, duke përfshirë edhe çështjen e demarkacionit por edhe bashkëpunimin me Kishën Ortodokse Serbe”, u shpreh ky burim.

Ndryshe, Abazoviq gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se është i bindur se ai ka bërë gjënë e duhur kur kishte nënshkruan marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.

“Unë jam kryeministër që ka dëshirë t’i ndërroj gjërat. Ata që kanë qejf të jetojnë në vitet’90-ta, në status quo, ua pranoj si mendim. Por unë kam qenë drejt”, është shprehur Abazoviq.

“Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi është organizata më e madhe fetare. Kemi marrëveshje edhe me Bashkësinë Islame, Bashkësinë Herbreje, Kishën Katolike. Kemi dashur që t’i sjellim të gjithë në nivel sa i takon ligjit”.

“Është hera e parë kur me marrëveshje kemi marrë obligime. Është njohje. Ata kanë hyrë në sistemin ligjor të Malit të Zi. Kjo nuk ka ndodhur përgjatë 30 vjetëve të Millo Gjukanoviqit, sepse kanë dashur që ta mbajnë si çështje që kur të vjen koha e zgjedhjeve ta aktivizojnë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hotel ‘Jakova’ në Ksamil njofton të gjithë pushuesit dhe musafirët…