Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend (Video)
13 dhjetor 2017
| 21:32
Marrëveshja e arritur mes Malit të Zi dhe Kosovës, pritet që së shpejti të shkoj në Kuvend për t’u votuar si i tillë.
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj shpjegon se si do të votohen në Kuvend, vetëm marrëveshja apo edhe raporti i Komisionit të ri. Ajo deklaroi se javën e ardhshme pritet të dërgohet në Komision për t’u analizuar dhe më pas të procedohet në Kuvend.
Ndërsa anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Zenun Pajaziti thotë se Komisioni i ri nuk ka dërguar asgjë të re në raport.
Në mandatin e kaluar qeverisës, që ishte i përbërë nga PDK, Lista Serbe dhe LDK, marrëveshja e demarkacionit nuk doli në votim për shkak se opozita, patën përdorur edhe gazin lotsjellës për ta penguar atë.