Demarkacioni si vazhdimësi e idesë për ndryshim të kufijve

26 qershor 2019 | 13:17

Demarkacioni i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po përmendet së voni si një ide që duhet shtruar në dialogun e ardhshëm ndërmjet dy vendeve. Ky term, duket të jetë më i butë krahasuar me idetë për korrigjim, ndryshim të kufirit apo shkëmbim të territoreve.

Por, aktualisht në Prishtinë, po shtrohet edhe çështja dhe dilema se kur duhet të bëhet demarkacioni? – Sipas politologëve, demarkacioni mund të bëhet vetëm pas marrëveshjes për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në të kundërtën, procedimi me demarkacion para njohjes reciproke, po shihet si vazhdimësi e idesë për ndryshim të kufirit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mbetet tek ideja e ndryshmit të kufirit, thotë se me këtë demarkacion apo korrigjim, po përpiqet të jetësojë bashkimin e tri komunave jugore të Serbisë me Kosovën, përkatësisht të komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Thaçi ka deklaruar se është për keqardhje që klasa politike kosovare po dështon që të bashkohet për bërë, siç ka thënë ai, “realitet idealin e bashkatdhetarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që t’i bashkëngjiten Kosovës”.

Me idenë e Thaçit, nuk pajtohet pjesa më e madhe e spektrit politik në Kosovë, pushtet e opozitë, pasi që po dyshojnë se demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë mund të shfrytëzohet edhe si mundësi për ndryshimin e kufijve.

Nisur nga këto dallime në spektrin politik në lidhje me dialogun dhe rezultatet që priten nga ky proces, opinionistët thonë se ka nevojë që qëndrimet të qartësohen në mënyrë që ato të mos lënë pas vetes shumëkuptimësi.

Politologu Ramush Tahiri, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se në marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, do të ishte mirë që të përfshihej edhe çështja e demarkacionit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/demarkacioni-ndryshimi-i-kufijve-kosova-serbia/30021167.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka…