Demarkacioni të hënën në Kryesi
02 shkurt 2018
| 14:02
Marrrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të shqyrtohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që mbahet të hënën.
Klan Kosova merr vesh se kjo mbledhje pritet të mbahet në orën 11:00, kurse Demarkacioni është pika e gjashtë e rendit të ditës.
Në këtë mbledhje të Kryesisë, për përgatitje të seancës plenare të Kuvendit janë paraparë për shqyrtim 17 pika të ndryshme si dhe shqyrtimi i dhjetë kërkesave e propozimeve, transmeton Klan Kosova.
Shqyrtimi i kësaj ujdie bëhet një ditë para se vendin tonë ta vizitojë kryeministri malazez, Dushko Markoviq.