Demaskohet prifti i rremë, mashtroi besimtarët për 18 vjet
27 dhjetor 2018
| 11:28
Për shumë vite besimtarët në Kolumbi dhe më pas në Spanjë u rrëfyen, pagëzuan dhe bënë celebrimet e martesës te një prift i rremë. Prifti mashtrues nuk u shugurua asnjëherë dhe u ekspozua pak para Krishtlindjeve.
Miguel Angel Ibarra, i cili shtirej si një prift katolik romak, arriti në Spanjë në tetor të 2017-s nga Kolumbia.
Ai u vendos në detyrë në një kishë në Medina Sidonia, në jug të vendit, me vetëm 11 000 banorë. Megjithatë, në dhjetor, përpara Krishtlindjeve, famullia mësoi të vërtetën e pakëndshme: Kleriku ishte një mashtrues.