Dembele informon Barcelonën për arritjen e marrëveshjes me PSG-në

31 korrik 2023 | 16:28

Futbollisti Ousmane Dembele sapo ka informuar Barcelonën se ka arritur marrëveshje me gjigantin francez Paris Saint-Germain.

Dembele tashmë ka pranuar propozimin e PSG-së gjatë mbrëmjes së dielës. Kjo është hera e dytë që francezi e informon Barcelonën, këtë herë me dokument konkret.

Ai dëshiron që t’iu përmbahet të gjitha hapave me radhë.

Siç raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, Ousmane tashmë ka arritur marrëveshje me PSG-në për një kontratë pesëvjeçare.

Por, transferimi mund të mos kryhet për shkak të kohës së kohës së mbetur në lidhje me klauzolën e tij, 50 milionë euro, e cila skadon pas tetë orëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse keni pasur ndonjëherë një unazë të ngecur në gishtin…