Dembele mungon 10 javë
29 nëntor 2019
| 21:51
Një makth i pafundmë është aventura e Osman Dembele te Barcelona. Sulmuesi francez u dëmtua në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit dhe do të qëndrojë të paktën 10 jave jashtë fushave të blerta.
Francezi ka pësuar dëmtimin e katërt këtë sezon dhe ky rezultoi më i rëndi. Lojtari kështu do të humbasë sfidën ndaj Interit, që është programuar të luhet në 10 dhjetor dhe një seri ndeshjesh shumë të rëndësishme.
Dembele mund të konsiderohet pa rezerva, si një nga lojtarët që dëmtohet më shpesh dhe ka qëndruar jashtë fushave për një kohë shumë të gjatë.