Dembele mungon dy javë
21 janar 2019
| 15:07
Francezi Ousmane Dembele është lënduar në ndeshjen që Barcelona e fitoi ndaj Leganes (3-1).
Futbollisti një fjalë e shënoi golin e parë në ndeshje, por më pas është lënduar në kyçin e këmbës së majtë, derisa Barcelona ka njoftuar se lojtari do të jetë jashtë fushës për 15 ditë.
21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 13 gola në 27 ndeshje, përkundër së sezoni i tij u përcoll me disa probleme me trajnerin Ernesto Valverde.