Dembele refuzon ofertën prej 200 milionë euro nga Arabia Saudite

24 korrik 2023 | 12:58

Mediet spanjolle dhe ato franceze kanë bërë me dije se sulmuesi i krahut i Barcelonës, Osman Dembele, ka refuzuar një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite.

Portali “Footmercato” ka zbuluar se Al-Nasr i Cristiano Ronaldos ka zbarkuar në Barcelonë për t’i prezantuar lojtarit të Barçës një kontratë vjetore prej 40 milionë eurosh për secilin nga pesë sezonet e ardhshme. Sipas të njëjtit portal, operacioni do të ishte me një vlerë mbi 250 milionë, sepse klubi saudit mori përsipër edhe 50 milionë eurot që figurojnë në kontratën e Dembelesë si klauzolë përfundimi këtë korrik.

Por sipas “Footmercato”, lojtari do të kishte refuzuar këtë ofertë të majme sepse interesi i tij është të qëndrojë te Barça. Ai tashmë i ka shpjeguar klubit se synimi i tij është të vazhdojë, teksa palët kanë nisur bisedimet për një rinovim të mundshëm të kontratës së tij me klubin “blaugrana”. Al-Nasr ka investuar tashmë këtë fushatë merkatoje duke afruar në ekip Seko Fofanën dhe Marselo Brozoviçin, i pari nga Lensi dhe i dyti nga Interi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 25-vjeçar nga Fushë-Kruja është vënë në pranga pasi tentoi…