Dembele vendos të largohet nga Barcelona

07 dhjetor 2021 | 12:53

Futbollisti Ousmane Dembele është i vendosur të largohet nga Barcelona, pasi dëshiron të provojë një sfidë të re dhe të rikthehet në nivelin e lartë.

“Mundo Deportivo” raporton se Dembele tashmë i ka bërë të ditur Barçës se në fund të këtij sezoni do të largohet. Ai po kërkohet nga skuadrat si Manchester United, Tottenham dhe Newcastle, por që nuk mund të përjashtohet rikthimi i tij në Bundesliga, aty ku e kërkon Bayern Munchen.

Juventusi dhe Interi mund po ashtu të tentojnë transferimin e tij, por që mësohet se dëshira e Dembeles është që të kalojë në Premier Ligë.

Kontrata e tij te Barcelona skadon në fund të këtij sezoni, andaj skuadra që do i marr shërbimet e tij nuk do të paguajë asnjë cent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Bruksel me…