Demë Ali Pozhari/ Një jetë kushtuar atdheut!

11 prill 2023 | 14:32

Demë Ali Pozhari nga fshati Pozhar të Deçanit ishtë njëri ndër atdhetarët më të zot që kishte Dukagjini në atë kohë. U lind me 1905 në Pozhar.

Historia e Familjes Pozhari daton që prej tre shekujsh. Stërgjyshi, Ali Rexha, me të vëllanë Bekën, vriten tek Kalaja e Nishit, me 1876. Gjyshi Mehmet Ali Pozhari, vritet në rrethimin e Sarajavës të Avdullah Pashë Drenit, me 6 shtator 1878 në Gjakovë, ku u vra Mehmet Ali Pashë Maxharri.

Babai Ali Mehmeti, organizoj në shtëpinë e tij hapjen e  shkollës së parë shqipe në Pozhar 1915-18, me mësues Ibrahim Fehmiu (babai i artistit Bekim Fehmiu).

Bashkpunim të ngushtë kishte me Profesor Ymer Berishën, Gjon Sereçin, Avdi Smajlin nga Martinaj, Guci, Sadri Çakën, Mehmet Agë Rashkocin, Ukë Sadikun dhe atdhetarë të tjerë. Gjithashtu ai ishte pjesë e Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Atdhetarë dhe prijës të asaj kohe nga Dukagjini, Rugova, Podguri, Drenica e deri në Mitrovicë ishin: Demë Ali Pozhari e Kurt Abazi, Sak Fazlia e Sali Rama, Mulla Zekë Bërdynaj i Radavcit e Adem Bajraktari i Vranovcit, Ramë Alia e Bajram Gashi i Uçës të Istogut, Miftar e Cen Bajraktari i Llaushës, Shaban Polluzha e Mehmet Gradica të Drenicës.

Rreth 3200 luftëtarë nga Kosova, me angazhimin udhëheqës edhe të Haqif Blutës, Xhafer Devës, Pajazit Boletinit dhe të tjerë me 4 nëntor 1941 u nisën për ta mbrojtur Pazarin e ri dhe Sanxhakun nga forcat çetnike. Në këtë luftë ranë 144 Dëshmorë nga Kosova, në mesin e tyre ishte edhe Bardhosh Dina Gërvalla, gjyshi i Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës nga Duboviku i Deçanit.

Dema kishte bashkpunim të ngushtë edhe me Ramë Binakun e Dashinocit, Zenel, Ali e Brahim Bobi.

Nga viti 1942 deri më 1944 ishte kryetar i Komunës të Rozhajës, ndërkohë ai drejtonte  çetat nacionaliste, në mbrojtje të Dukagjinit, Plavës dhe Gucisë.

Grupimet dhe vullnetarët e Demë Ali Pozharit dhe të Mehmet Agë Rashkocit, arritën të kryejnë një aksion të suksesshëm në korrik të vitit 1943, duke vrarë 60 ushtarë në Luftën e Shekullarit.

Numri i luftëtarëve Nacionalist kaloi në ilegalitet dhe u zvogëlua dukshëm në vitet 1944-1948.

Gjatë kësaj kohe ishin 40 pjesëmarrës që udhëhiqeshin nga: Demë Ali Pozhari, Aziz Zhilivoda, Ndue Përlleshi, Hasan Remniku, Metë Hasani e të tjerë.

Gjatë kohës së përndjekjes komuniste, kur Demë Ali Pozhari bënte jetë ilegale, strehim për të ishte fshati Bec më saktësisht konaku i Qelë Shabanit.

Në vitin 1948, Demë Ali Pozhari me disa bashkëluftëtarë arritën të ikin në Greqi. Pas tre vitesh qëndrimi në Greqi, ai bashkë me bashkëluftëtarët zhvendosen në Turqi, ku vazhdon disa vite jetesën atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë…