Demë Avdijaj i Vetëvendosjes kërkon besimin e votuesve gjakovarë
Demë Avdijaj është kandidat për Kuvendin Komunal të Gjakovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Avdijaj mban numrin zgjedhor 32, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje 144.
Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Gjakovë, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë prezantimin e kandidatit Avdijaj, si dhe ka paraqitur biografinë e tij dhe angazhimin që nga pas lufta.
Ndërsa Avdijaj ka thënë se ndihet krenar që aktivitetin politik është duke e vazhduar në Lëvizjen Vetëvendosje sepse përmes saj shpreson t’i shërbejë qytetit dhe qytetarëve.
“Komuna mbetet pika e parë mbështetëse që bashkon qytetarët mes të cilës përcaktohet jeta jonë dhe cilësia e saj. E Lëvizja Vetëvendosje është ajo që më mundëson të jem një ndër asamblistët e ardhshëm të listës zgjedhore në qytetin e Gjakovës të 17 tetorit 2021.”, ka thënë ndër tjera Demë Avdijaj.
Prezantimi i Avdijajt në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje:
Demë Avdijaj ka lindur më 4 shtator 1980.
Shkollën fillore e kreu në fshatin Skivjan. Ndërsa të mesmen në shkollën teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë. Ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Kolegjin “Biznesi” në Gjakovë.
Është i punësuar në ndërmarrjen KRU “Gjakova”. Që nga paslufta është i angazhuar në politikë, tani edhe si asamblist nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Si asambleist i zgjedhur i Lëvizjes VETËVENDOSJE! qëllimi parësor i tij do të jetë përfaqësimi sa më i drejtë dhe dinjitoz i qytetarëve dhe brengave të tyre. Programi qeverisës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe shtrirja e këtij mesazhi politik tek qytetarët, do të jenë angazhimi i Avdijajt gjatë mandatit të tij.
Dema në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kuvend të Komunës së Gjakovës, mban numrin 32.
Bëhu zëri, jo Jehona!
Voto Nr. 144 Lëvizja Vetëvendosje!
Voto Nr. 32 Demë Avdijaj!