Dëme të shumta në Viti, shkak vërshimet
04 shkurt 2018
| 14:35
Reshjet e pandërprera të shiut në komunën e Vitisë, kanë bërë që lumi “Morava” të dalë nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Jakup Haxhiu, shef i kabinetit të kryetarit Sokol Haliti, ka konfirmuar për “Rajonipress” se nga shirat e mbrëmshme dhe nga dëmtimet e shtratit të lumit “Morava” është shkatërruar pothuajse tërësisht shëtitorja Viti-Kabash-Binqë.
“Gjithashtu dëme janë përcjellë edhe mbi varrezat ortodokse serbe dhe ende jemi duke verifikuar dëmet edhe në fshatra dhe në lagje e pjesë tjera të qytetit”, ka thënë Haxhiu.