Dëmet në ekonomi nga pandemia, republikanët prezantojnë planin 1 trilion dollarë

28 korrik 2020 | 08:33

Republikanët kanë propozuar planin e tyre, prej 1 trilion dollarësh, për të adresuar dëmet në ekonomi, të shkaktuara nga pandemia koronavirus.

Plani përfshin një fond prej 100 miliardë dollarësh për shkollat dhe pagesa prej 1200 dollarësh në muaj për shumicën e amerikanëve, në formën e fondit të sigurimeve. Ndërsa benefitet për të papunët do të shkojnë në 600 dollarë në muaj, përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Propozimet ekonomike pritet të negociohen me demokratët, të cilët që në nisje e kanë quajtur atë totalisht të papërshtatshme.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë se 2.4 trilionë dollarë si masa për t’u përballur me virusin, duke shpenzuar miliarda dollarë në ndihmë të biznesit dhe për individë.

Por ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar se në muajt e verës, ndihmat nga qeveria duhet të jetë më e madhe. Në mbarë SHBA, që prej muajit shkurt, kur u shënuan edhe rastet e para me koronavirus, 15 milionë amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur lidhur me masat…