Dëmet nga tërmeti në Kroaci, njerëzit dalin të alarmuar në rrugë (Foto)

22 mars 2020 | 09:51

Kroacia u godit mëngjesin e sotëm nga tre tërmete të forta, dy prej tyre me magnitudë mbi 5 ballë rihter.

Epiqendra e  tërmetit ishte 16 kilometra në veri të Zagrebit dhe pesë kilometra në juglindje të Oroslavjes, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e coronavirusit.

Sipas mediave dhe fotove në internet  tërmeti ka dëmtuar një pjesë të njërës prej dy kullave të Katedrales së Zagrebit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën me dije se një…