Dëmet që shkaktoi stuhia e djeshme në Prishtinë

24 korrik 2020 | 08:03

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka dëme në qytet si rezultat i erërave të forta.

Ahmeti luti qytetarët të kenë kujdes dhe të thërrasin në numrin e komunës për çdo emergjencë.

Gjithashtu ai tregoi se ekipet janë në terren për të sanuar dëmet.

“Kemi dëme në qytet nga erërat e fortë. Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe për çdo emergjencë të thërrasin në Komunë në 080012233. Ekipet janë në terren për sanim!”, shkroi Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa infermierë kanë refuzuar që të punojnë në klinika ku…