Demhasaj, Gërvallës: Për 20 centimetra karrige, shkel mbi gjakun e bijve më të mirë të kombit

26 janar 2025 | 22:45

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arton Demhasaj, i ka reaguar Donika Gërvallës, e cila sot në Deçan e fyeu Ramush Haradinajn, ish-komandantin e UÇK-së dhe kreun e AAK-së.

Donika Gërvalla në një tubim elektoral në Deçan e ka quajtur Ramush Haradinajn si “të ashtuquajtur hero të Çakorrit” dhe “gjeneral të vetëshpallur”.

“Hera e fundit kur dikush i është referuar UÇK-së si e “ashtuquajtur”, heronjve të saj si “të ashtuquajtur” dhe gjeneralëve të saj si “të ashtuquajtur” ka qenë në vitin 1999, dhe dihet nga kush. Fatkeqësi e madhe, përtej çdo imagjinate, ta dëgjosh një politikane që, për 20 centimetra karrige, shkel mbi nderin, gjakun dhe sakrificën e bijve më të mirë të kombit. Mjerim. Mjerim. Mjerim. Pa koment!”, ka shkruar në “Facebook” Demhasaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yu Donglai, themeluesi dhe kryetari i zinxhirit të supermarketeve ‘Pangdonglai’…