![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/demhasaj.jpeg)
Demhasaj huazohet te Winterthuri
Shkëlqim Demhasaj është larguar nga Grasshopperi gjatë afatit kalimtar dimëror që ende vazhdon të jetë i hapur në Zvicër.
Sulmuesi nga Kosova nuk kishte hapësira të shumta këtë edicion me fanellën e gjigantit zviceran dhe GC ka vendosur huazimin e tij. Demhasaj është rikthyer në Challange League, ku për gjashtë muaj është huazuar tek skuadra e Winterthurit.
25-vjeçari ka luajtur këtë edicion në vetëm 15 ndeshje për Grasshopperin, ku në shumicën nga to është inkuadruar nga banka rezervë, teksa ka shënuar një gol e ka asistuar në një tjetër. Ish-reprezentuesi kosovar do të qëndrojë për gjashtë muaj tek Winterthur, skuadër e cila zë vendin e tretë në Challange League dhe po kërkon inkuadrimin në Superligën e Zvicrës, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg pozitës së parë. Me ardhjen e Demhasajt, sulmi i Winterthur bëhet shumë më i frikshëm, pasi deçanasi e njeh mjaftë mirë Challange League ku ka shkëlqyer më parë me Schaffhausenin dhe GC.
Tek Winterthur ka Demhasaj do t’i gjejë bashkëkombësit e tij si portierin Jozef Pukaj, mbrojtësin Granit Lekkaj, mesfushorët Arlind Dakaj, Eris Abedini, Gëzim Pepsi, e Samir Ramizi si dhe sulmuesin Tician Tushi.