Demhasaj i reagon Bajqinovcit: Kjo qeveri është ‘Super Ligë’ e mbushur krejtësisht me hajna
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të LV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se më 9 shkurt populli do të flasë me votë, duke shporrur hajnat e dy ligave.
“I ngazëllyeri për t’i bërë qejfin shefit, paska deklaruar se “populli do t’i shporrë hajnat e të dy ligave”. Hajna mund të ketë pasur në të gjitha qeverisjet, në ligë të parë dhe të dytë, disa prej të cilëve janë ndëshkuar nga drejtësia. Por asnjëherë më parë nuk kemi pasur një “Super Ligë” të mbushur krejtësisht me hajna, si kjo qeveri që po largohet”, ka shkruar Demhasaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se më 9 shkurt, populli do të flasë me votë dhe do të konfirmojë atë që ka thënë prej kohësh: Kjo “Super Ligë” hajdutësh nuk do të qeverisë më me jetët tona.
Demhasaj në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 35 në listën e AAK-së.