Demhasaj: Kurti ka shkelur të gjitha parimet sa i përket dialogut me Serbinë

20 korrik 2021 | 21:28

Drejtori Ekzekutiv i organizatës jo-qeveritare “Çohu!”, Arton Demhasaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar të gjitha qëndrimet rreth dialogut me Serbinë.

Sipas tij të gjitha qëndrimet e Kurtit sa ishte në opozitë tashmë janë shkelur nga ai vet, duke hequr dorë nga shumë parime.

“Ka elemente të vërteta të ndryshimit të qëndrimit të Kurtit sa i përket dialogut. Të gjithë e dimë se Kurti sa ishte në opozitë ka qenë kundër negociatave. Madje parimi i parë i LVV ka qenë ‘Jo Negociata Vetëvendosje’. Pastaj ka qenë premtimi se do të dialogojmë me serbët lokalë dhe nuk do të dialogojmë me Serbinë. Edhe kjo ka rënë poshtë. Pastaj ka qenë premtim i Kurtit që nuk do të ulemi në tryezë me Vuçiqin pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë. Edhe kjo është shkel. Tjetri ka qenë Bashkimi Kombëtar që më nuk po përmendet. Dhe e fundit reciprociteti dhe kjo ende nuk ka ndodh. Pra të gjitha parimet e Kurtit për dialogun kanë ndryshuar”, tha ai në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Madje Demhasaj ka dal edhe kundër Deklaratës së Paqes të propozuar nga kryeministri Albin Kurti në Bruksel.

“Nuk kemi nevojë për marrëveshje të paqes sepse nuk rrezikohemi prej Serbisë. Sa të është rezoluta 1244 dhe NATO nuk ka rrezik nga Serbia”, tha Demhasaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeff Bezos niset për në hapësirë, Gani Geci ironizon me…