Demhasaj: Luftën hibride po e bën kryeministri me militantët e tij dhe jo mediet

04 dhjetor 2024 | 10:47

Analisti politik, Arton Demahasaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij për përfshirjen në një luftë hibride.

Sipas Demahasajt, ky veprim po realizohet jo vetëm nga Kurti, por edhe nga pjesëtarët e partisë së tij, veçanërisht deputetët, ministrat dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Luftën hibride është duke e bërë vetë kryeministri Albin Kurti me krejt qeverinë e tij e po ashtu edhe me një pjesë të madhe edhe me të partisë së tij politike. Nëse e shohim, statuset që shpërndahen nga kryeministri dhe pastaj bombardohen nga gjithë deputetët, ministra e aktivistë të LV-së, atëherë po shihet se kush po bën luftën hibride”, ka thënë Demhasaj.

Demhasaj ka theksuar se mediet janë duke e kryer punën e tyre dhe se nuk janë duke zhvilluar luftë hibride.

“Mediet janë duke e kryer punën e tyre siç e kanë kryer gjithmonë. Mediat po raportojnë për secilën ngjarje në mënyrën e duhur, dhe ato s’po bëjnë luftën hibride”, ka thënë ai.

Në këtë kontekst, analisti Demhasaj ka thënë se po bëhet përpjekje për të mbuluar dështimet e qeverisë dhe të kryeministrit, duke u munduar që këtë luftë hibride t’ia ngarkojnë të tjerëve.

“Këtë luftë po e bën vetë kryeministri me militantët e tij për shkak të dështimeve të tyre dhe po mundohen që këtë dështim ta mbulojnë pikërisht me këtë luftë hibride e po mundohen me ia mveshë të tjerëve”, ka thënë analisti Demhasaj për “FrontOnline”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin Krasniqi, djali i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, i…