Demhasaj thotë se personat që akuzohen për korrupsion nuk do të duhej të ishin pjesë e listave zgjedhore
Analisti politik, Arton Demhasaj, ka thënë se personat që akuzohen për korrupsion në aspektin moral e politik nuk do të duhej të ishin pjesë e listave zgjedhore.
“Personat që akuzohen për korrupsion partitë nuk është dashtë me i prezantuar në listat e tyre zgjedhore”, ka thënë ai.
Demhasaj ka thënë se ndonëse kjo nuk ndalohet me ligj që një i akuzuar të kandidoj për deputet, derisa nuk ka vendim final të gjykatës.
“Për aq kohë sa nuk je i dënuar konsiderohesh i pafajshëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjit ju takon e drejta e kandidatit në zgjedhje por nuk duket logjikshëm që personat që kanë aktakuzë për korrupsion me qenë pjesë e listave zgjedhore”, ka thënë Demhasaj.
Ai ka thënë se rreth 50 për qind e të akuzuarve për korrupsion po dalin të pafajshëm në fund të procesit.
“Duke marr parasysh se një numër të madh të aktakuzave për korrupsion që i ngritin hidhet poshtë rreth 50 për qind e tyre nga ana e Gjykatave kjo është argument që prej tyre disa janë të pafajshëm”, ka thënë Demhasaj për “FrontOnline”.